Sokol Cikalleshi është shënuar në listën e realizatorëve për skuadrën e Konyasporit, pasi shënoi pas asistimit të Zymer Bytyqit.
Të dy shqiptarët janë pjesë e Konyasporit, që humbën në shtëpi nga skuadra e Goztepes me rezultatin 3:2 të shtunën. Ishte ndeshje e xhiros së 19 e elitës së futbollit të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBytyqi që u inkuadrua në minutën e 46-të harkoi për Cikalleshin, i cili e shënoi golin në minutën e 54-t. Për Cikalleshin ishte goli i parë i sezonit sivjet, ndërsa Bytyqi asistoi për të dytën herë në po aq ndeshje me skuadrën e re.
Konyaspori që e pësoi disfatën e dytë në Superligën e Turqisë është në vendin e 12-të dhe në 18 ndeshje ka arkëtuar 22 pikë. Të njëjta statistika ka edhe Goztepe.