Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Konyaspori që barazoi të hënën ndaj Kashimpashas me rezultatin 2:2.
Ky duel i ka takuar javës së shtatë të Superligës së Turqisë. Bytyqi asistoi për golin e shënuar në minutën e 18-të nga egjiptiani, Koka.
Bytyqi luajti deri në fund, ndërsa te Konyasporti u aktivizua në minutën e 61-të edhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.
Te Kashimpasha deri në fund të takimit luajtën mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe mesfushori Loret Sadiku. Konyaspori zë vendin e gjashtë me 13 pikë, kurse Kashimpasha në pozitën e 16-të me gjashtë pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Bytyqi asiston për Çekiçin në fitoren e Konyasporit
-
Bytyqi dhe Cikalleshi realizuan në fitoren e Konyasporit
-
Bytyqi asistoi në golin e vetëm në ndeshje të realizuar nga Çikalleshi
-
Bytyqi asiston në barazimin kundër skuadrës së Hadërgjonajt e Sadikut
-
Zymer Bytyqi asistoi për Sokol Çikalleshin në barazim te Bashakshehiri