Sokol Cikalleshi mund të transferohet te skuadra e Rizesporit, që ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin 33-vjeçar.
Kështu kanë shkruar të mërkurën mediumet në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCikalleshi aktualisht është pjesë e Konyasporit, por nuk ishte fare pjesë e skuadrës të mërkurën, për duelin e 1/8 së finales së Kupës së Turqisë kundër Sivassporit në udhëtim.
Konyaspori avancoi në çerekfinale pas fitores 1:0.
Në 20 ndeshje të Superligës së Turqisë në edicionin aktual, sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar tetë gola, ndërsa ka kontribuuar me katër asistime.