Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chukwueze me kontratë të re te Villarreali

Skuadra e Villarrealit ka blinduar sulmuesin nigerian Samu Chukwueze.

E përditshmja spanjolle "Diario AS", ka njoftuar të enjten se Chukwueze ka firmosur kontratë të re katërvjeçare me Villarrealin që do ta mbajë tek ekipi spanjoll deri në verën e vitit 2023, shkruan sot Koha Ditore.

Në kontratën e re Villarreali ka përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Chukwueze, 20-vjeçar, edicionin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Villarrealit, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në tetë paraqitje në La Liga.

Ai vlerësohet ndër sulmuesit më të talentuar në Evropë.

Në fund të vitit të shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen e Nigerisë, për të cilën ka 11 paraqitje.