Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Samuel Chukwuezen, i cili është pjesë e Villarrealit, ka raportuar “The Athletic” të mërkurën.
Bëhet e ditur se trajneri i ri i Evertonit, Rafael Benitez, e pëlqen shumë 22-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë gjatë kësaj vere.
Evertoni pritet së shpejti ta kontaktojë ekipin spanjoll për Chukwuezen, që ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh.
Chukwueze ka kontratë me skuadrën nga La Liga deri në verën e vitit 2023, kurse sezonin e shkuar, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asistime në 40 ndeshje për Villarrealin, ekip që triumfoi në Ligën e Evropës.
Pos Evertonit, interesim për nigerianin kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi e Liverpooli.