Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa do t’i mungojë Italisë ndaj Lituanisë

Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa do t’i mungojë Përfaqësueses së Italisë në ndeshjen kundër Lituanisë, që e zhvillon sonte prej orës 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Chiesa ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe është larguar nga kampi i Italisë për t’u kthyer te skuadra e Juventusit që t’i nënshtrohet ekzaminimeve.

Chiesa është njëri prej lojtarëve kryesor të Italisë dhe do t’i mungoj në ndeshjen e Grupit C.

Italia, aktualisht i prinë grupit me 11 pikë të mbledhura pas 11 ndeshjeve, katër më shumë se Zvicra që është e dyta. Ndërkohë, Lituania është e fundit dhe nuk e ka asnjë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura.