Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se do t’i mungojë shumë Leonardo Bonucci.
Duke folur për “PremiumSport”, Chiellini ka thënë se me Bonuccin është takuar më së shumti në shtatë vjetët e fundit dhe do ta ketë të lehtë përballjen me mungesën e mbrojtësit që ka kaluar te Milani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirë apo keq, ai ishte me mua në çdo gjë. E kam parë më shumë se Buffonin, Barzaglin dhe të gjithë të tjerët, përfshirë edhe familjarët e mi, në shtatë vjetët e fundit. Do të më mungojë në aspektin shoqëror, por ndoshta do të arrijë një mbrojtës tjetër, që do të na mundësojë të marrim frymë dhe të ruajmë energjinë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Chiellini.