Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Leonardo Bonucci do të tërhiqet nga futbolli pas edicionit 2023/2024. Mbrojtësi 36-vjeçar e ka paralajmëruar largimin nga futbolli nëpërmjet një incizimi të mërkurën.

“Mendoj se një epokë do të marrë fund. Më mbush me krenari që kam qenë pjesë e futbollit”, ka thënë ndër të tjera Bonucci.

Ai ka pasur një karrierë shumë të suksesshme. Ka fituar nëntë tituj të kampionit në Itali, tetë prej tyre me Juventusin dhe një me Interin.

Për një vit luajti edhe për Milanin, ndërsa gjatë 13 vjetëve të fundit Bonucci ka luajtur 500 ndeshje për Juventusin. Ai e ka fituar me Italinë edhe Evropianin, që u mbajt në vitin 2021.