Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea zyrtarizon Emerson Palmierin

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Romës, Emerson Palmieri.

23-vjeçari me prejardhje braziliane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë dhe do të bartë fanellën me numrin 33.

“Erdha këtu sepse është ekip i madh me histori të madhe. Sot jam duke realizuar njërën prej ëndrrave të mia. Futbollin anglez e kam shikuar që kur isha 15-vjeç. Është e bukur dhe më e bukur që do të luajë këtu”, ka thënë përfaqësuesi italian.