Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea vazhdon kontratën me Giroudin

Chelsea ka shfrytëzuar opsionin për të vazhduar kontratën me Olivier Giroudin deri në vitin 2021.

Kjo është bërë e ditur të premten nga media të ndryshme.

Sulmuesi francez do të mbetej lojtar i lirë në verë, por tani pritet të qëndrojë te skuadra londineze deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ishte e hapur mundësia që Giroud (33) të largohej në janar, por Chelsea nuk gjeti zëvendësim. Për sulmuesin francez ishin interesuar skuadra si Inter e Lazio.

Sky Sport Italia ka raportuar se Chelsea ka vendosur të mbajë Giroudin edhe për një vit tjetër.