Pas Thomas Tuchel e Thiago Silvas, Chelsea ka njoftuar se ka vazhduar kontratën edhe për një sezon me sulmuesin veteren Olivier Giroud.
Sulmuesi francez, 34 vjeç, kishte opsionin e vazhdimit të kontratës për një vjet, në kontratën e vitit 2018, kur kishte nënshkruar për tre vjet e gjysmë. Opsioni u aktivizua në muajin prill, megjithatë u njoftua para pak çasteve nga klubi londinez.
Që nga transferimi i tij nga Arsenali, Giroud ka shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet derisa ka ndihmuar Blutë të fitojnë tre tituj të mëdhenj.
Ndërkohë, portieri Willy Caballero është larguar nga Chelsea.