Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea siguron shërbimet e Moratas

Raportohet se Chelsea ka arritur t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Sky Italia raporton se kampioni anglez ka arritur akordin me Real Madridin për Moratan, i cili së shpejti pritet të ribashkohet me Antonio Conten, me të cilin kishte punuar sa ishin pjesë e Juventusit, transmeton Koha.net.

Morata gjithashtu ishte i lidhur me një kalim te Milani.