Arsenali nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Alvaro Morata.
“Calciomercato” bën të ditur se londinezët janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga klubi spanjoll për ta transferuar Moratan.
29-vjeçari është rikthyer pas huazimit te Atletico Madridi, pasi skuadra e Juventusit nuk e bleu kartonin e lojtarit.
Por Morata do të largohet edhe nga madrilenët, pasi trajneri Diego Simeone nuk llogarit në shërbimet e tij.
Te londinezët Morata po shihet si zëvendësues i Alexandre Lacazettes.
Artikuj të ngjashëm