Chelsea ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premier League pas një kohe të gjatë.
Të shtunën, Blutë triumfuan bindshëm 4:1 në udhëtim te Burnley.
Chelsea e gjeti veten në disavantazh kur Wilson Odobert në minutën e 15-të shënoi për vendasit. Por më pas e mori lojën në dorë.
Në fund të pjesës së parë e barazoi rezultatin me autogolin e Ameen Al Dakhil.
Në 45 minutëshin e dytë shënoi tre gola për fitoren bindëse.
Cole Palmer në minutën e 49-të nga penalltia, Raheem Sterling në të 65-n dhe Nicolas Jackson në të 75-n realizuan në fitoren e skuadrës së Mauricio Pochettinos.
Edhe
Chelsea barazon me Burnleyn, hap prapa në luftën për top-katërshe
Te Chelsea, Armando Broja luajti në 45 minutat e para, ndërsa Arijanet Muriq ishte në bankë te Burnley.
Fitorja e ngrit Chelsean në pozitën e nëntë me 11 pikë. Burnley është i 18-ti me katër pikë.