Chelsea është bashkuar në garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Monacos, Bode Fallo-Toure.
Skuadra londineze po shikon për një alternativë më të lirë se ajo e Ben Chilwellit të Leicester Cityt, ka shkruar Daily Mail të premten.
Angazhimi i një mbrojtësi të majtë është prioritet për Frank Lampardin. Lampard ka përcjellë gjatë Chilwellin, por ka brenga për çmimin e lartë të tij.
Pandemia e koronavirusit ka shtyrë klubet që të rishqyrtojnë planet për transferime, ndërsa kërkesa prej 60 milionë funte për Chilwellin është shumë e lartë për Chelsean.
FootMercato ka shkruar se Chelsea ka kthyer vëmendjen te Fallo-Toure që i ka mbijetuar një fillimi të vështirë të edicionit për të regjistruar kampanjë të suksesshme.
Francezi i është bashkuar Monacos nga Lille në janar të vitit 2019 dhe ka vuajtur nën drejtimin e Thierry Henry. Por ka shkëlqyer prej kur Roberto Moreno u emërua trajner.
Edhe
Chilwell kthehet në skuadrën e parë të Chelseat
Atleticizmi dhe aftësitë me top të Fallo-Toures përshtaten në profilin e mbrojtësit të majtë që po e kërkon Lampard. Por legjenda angleze nuk është trajneri i vetëm që po e kërkon 23-vjeçarin.
Atë po e përcjellin edhe klubet gjermane, Hamburg e RB Leipzig, që do t’i garantonin mbrojtësit paraqitje të rregullta.