Skuadra e Chelseat ka shënjestruar sulmuesin e Villarrealit, Samuel Chukwueze, raportoi “Telegraph” të martën.
Trajneri i Chelseat synon të transferojë sulmuesin 20-vjeçar në afatin kalimtar të janarit, shkruan sot Koha Ditore.
Sulmuesit e tjerë, si Wilfried Zaha, Leon Bailey, Timo Werner dhe Moussa Dembele, po ashtu janë në shënjestër të Chelseat. Skuadrës londineze pak ditë më parë i është hequr ndalesa për të transferuar lojtarë.
Nigeriani këtë stinor në 16 ndeshje për Villarrealin në La Liga ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy të tjerë.
Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2023, ndërsa ka debutuar me ekipin e parë të Villarrealit në fund të vitit të kaluar.
Artikuj të ngjashëm