Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea rrit pagën e Kantes

N’Golo Kante nuk lëvizë nga Chelsea.

Mesfushori që së fundmi u shpall kampion bote me përfaqësuesen franceze, është një pikë referimi për projektin e ri të Maurizio Sarrit.

I vetëdijshëm për kualitetin e lojtarit është edhe pronari i “Bluve”, Roman Abramovich, ka refuzuar ofertën e majme te PSG për shërbimet e 27-vjeçarit.

Chelsea ka vendosur ta blindojë atë, duke i rinovuar kontratën për shumën e 17 milionë euro në sezon.

Përveç faktit që kanë lojtarët kyç, londinezët janë ende në kërkim edhe të tre përforcimeve në tregun e futbollistëve, një për çdo repart.

Sarri kërkon një portier të kalibrit të lartë pas largimit të Thibaut Courtois, një mesfushor dhe një sulmues.

Artikuj të ngjashëm