Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, për sulmuesin e krahut, Willian, transmeton KTV.
Sipas medieve në Ishull, katalunasit kanë ofruar shërbimet e Malcom dhe një shumë prej 65 milionë eurove për Willianin që është refuzuar nga drejtuesit e klubit londinez.
Willian është një ndër lojtarët kryesorë këtë sezon te Chelsea, duke shënuar katër gola dhe gjashtë asistime deri më tani.
30-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2020.