Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea refuzon ofertat për Willianin

Foto: Reuters

Mesfushori ofensiv, braziliani Willian nuk do të largohet nga skuadra e Chelseat gjatë kësaj vere.

Tabloidi anglez “The Sun” ka njoftuar të hënën se londinezët kanë refuzuar ofertat nga Barcelona dhe Athletic Bilbao për Willianin, që kishin shprehur gatishmëri të paguajnë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.

Te Chelsea, e shohin Willianin si lojtar të rëndësishëm për edicionin e ri dhe tashmë i kanë ofruar rinovimin e kontratës edhe për dy vite tjera, transmeton “Koha Ditore”.

Willian ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020 kurse në klub është transferuar në vitin 2013. 30-vjeçari, në edicionin e fundit ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 14 asistime në 56 paraqitje për londinezët në të gjitha garat.

Willian ka edhe 63 ndeshje e tetë gola me Përfaqësuesen e Brazilit.

Artikuj të ngjashëm