Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ofron 100 milionë euro për yllin e Tottenhamit

Kampionët e Anglisë kërkojnë të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte e ka kthyer mesfushorin e Tottemhamit, Del Alli si objektivin kryesor të kësaj vere.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka bërë gati 100 milionë euro për Alli, i cili do të bëhej lojtari më i shtrenjtë anglez në histori, transmeton kp.

Përveç tij, Chelsea është në bisedime edhe e tre skuadra tjera, për transferimin e Bakayoko nga Monaco, Alex Sandro nga Juventus dhe Romelu Lukaku nga Everton.

Bisedimet me Tottenhamin nuk pritet të jenë të lehta pasi që klubi nga White Heart Lane e konsideron Allin si të pashitshëm.