Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk dorëzohet për Alex Sandron

Chelsea raportohet se është bindur që Alex Sandro dëshiron transferimin në Stamford Bridge, por i ka kërkuar mbrojtësit që të bëjë kërkesë zyrtare për largim nga Juventusi.

Braziliani është lidhur me një kalim te kampioni anglez gjatë tërë verës, por Juventusi ka refuzuar çdo mundësi për transferimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zonja e vjetër” deri më tani ka refuzuar dy oferta, atë 60 milionë edhe 70 milionë euro, por Chelsea beson se marrëveshja për të do të mbyllet javën e ardhshme.

Klubi nga Londra i ka ofruar pagë javore prej 100 mijë funteve, për dallim prej 84 mijë funteve që ka me kontratën aktuale të Juventusit.