Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në gjysmëfinale të Kupës Carabao

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës Carabao.

Të martën, Blutë mposhtën Newcastlen pas goditjes së penalltive në "Stamford Bridge". Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Në fakt, Newcastle pati epërsinë që nga minuta e 16-të kur shënoi Callum Wilson pas një gabimi në mbrojtjen vendase.

Chelsea barazoi krejt në minutat e fundit të ndeshjes përmes Mykhailo Mudryk, i cili shfrytëzoi gabimin e Kieran Trippierit për ta barazuar rezultatin dhe ta dërgojë ndeshjen në penallti.

Për ta konfirmuar natën e keqe, Trippier gaboi edhe në ekzekutimin e penalltisë. Chelsea triumfoi 4:2.

Edhe Chelsea kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Kupës FA Futboll Chelsea kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Kupës FA

Te Chelsea, nga minuta e 30-të luajti edhe Armando Broja.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar Fulhami e Middlesbroughi. Ndërsa Liverpooli dhe West Hami luajnë nesër.