Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kalon avancon në Kupën FA

Chelsea ka avancuar në 1/8 e finales së Kupës FA, pasi ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma në udhëtim tek Aston Villa.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stamford Bridge” më 26 janar ishte mbyllur baras, pa gola.

Është dashur të luhet dueli kthyes për t’u përcaktuar skuadra që kalon tutje. Dhe Chelsea fitoi 3:1.

Conor Gallagher në minutën e 11-të dhe Nicolas Jackson dhjetë minuta më vonë, shënuan për epërsinë 2:0 të londinezëve.

Në minutën e 54-t, mesfushori Enzo Fernandez, realizoi supergol nga gjuajtja e lirë për 3:0.

Golin e vetëm për Aston Villan e shënoi Moussa Diaby.

Chelsea në raundin e pestë të garës do të luajë kundër Leeds Unitedit.

Artikuj të ngjashëm