Pas Arsenalit dhe Tottenhamit, në garë për Thomas Lemarin e Atletico Madridit, ka hyrë edhe skuadra tjetër nga Londa, Chelsea.
24-vjeçari, nuk po kalon sezon të mirë te skuadra spanjolle, ku deri më tani nuk ka arritur të shënojë asnjë gol e as të asistojë në 21 ndeshje të luajtura, transmeton KTV.
Raportohet se Atletico, kërkon rreth 60 milionë euro për mesfushorin francez, i cili është futbollisti i dytë më i shtrenjtë një histori të klubit spanjoll.
Në 62 ndeshje në të gjitha garat, Lemari ka shënuar vetëm 3 gola që nga transferimi i tij tek Atletico Madridi nga Monaco në verën e vitit 2018.