Chelsea ka shënuar fitore përballë Newcastlet të hënën mbrëma. Ndeshjen e javës së 28-të të Premier Leagues së Anglisë, Chelsea e fitoi me rezultatin 3:2. Nicolas Jackson shënoi për 1:0 në minutën e 6-të, ndërsa Alexander Isak barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 43-të.
Por, Chelsea shënoi dy gola në pjesën e dytë. Fillimisht Cole Palmer në minutën e 57-të për 2:1, ndërsa Mykhailo Mudryk shënoi për 3:1 në minutën e 76-të. Rezultatin në 3:2 e ngushtoi Jacob Murphy, i cili realizoi gol në minutën e 90-të. Chelsea më herët kishte dy barazime rresht. Chelsea zë vendin e 11-të me 39 pikë, një më pak se Newcastle që është një pozitë më lart.
Artikuj të ngjashëm