Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kërkon sulmuesin Boga

Chelsea është në negociata me Sassuolon për transferimin e sulmuesit të krahut, Jeremie Boga, që shihet si përforcim ideal për edicionin e ri te ekipi anglez.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga sajti italian “Tuttomercatoweb”. Mësohet se klubi londinez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Boga 23-vjeçar, po shkëlqen këtë edicion te Sassuolo. Ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë në 23 paraqitje në Serie A.

Boga ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2022. Ai te Sassuolo u transferua në vitin 2018 nga ekipi U-23 i Chelseat për tre milionë euro. Tani Chelsea synon ta kthejë.