Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona vihet pas sulmuesit Boga

Foto: Reuters

Barcelona ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Jeremie Boga, që është pjesë e ekipit nga Serie A, Sassuolo.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton Koha Ditore.

Boga pëlqehet nga drejtuesit e Barcelonës, pasi po tregon paraqitje të mira. 22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshje kampionale.

Boga ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2022 dhe Barcelona është e gatshme të paguajë 20 milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Boga te Sassuolo është transferuar vitin e shkuar nga ekipi i dytë i Chelseat për tre milionë euro.

Artikuj të ngjashëm