Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta insiston për Bogan

Skuadra e Atalantas nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Jeremie Boga.

24-vjeçari që është pjesë e Sassuolos, po pëlqehet shumë nga trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini që po insiston në transferimin e tij.

Madje, mediumet italiane kanë shkruar të enjten se Atalanta i ka ofruar Sassuolos dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh për ta marrë Bogan në afatin kalimtar të janarit.

Boga ka kontratë me Sassuolon deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Këtë sezon, ai ka tre asistime në tetë paraqitje në Serie A. Boga është edhe reprezentues i Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, ku deri më tani ka pesë ndeshje.