Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boga drejt Fiorentinas

Sulmuesi i krahut, Jeremie Boga, pritet të jetë përforcimi i parë i Fiorentinas në afatin kalimtar të janarit. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Fiorentina ka arritur marrëveshje me 25-vjeçarin dhe po negocion me Atalantan për lirimin e tij.

Fiorentina po dëshiron ta transferojë Bogan në janar dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë 25 milionë euro. Boga para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Atalantas nga Sassuolo, por nuk ka pasur hapësirë të madhe.

Ai ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje në Serie A deri më tani. Krahas Fiorentinas, Boga po kërkohet edhe nga skuadra e Brightonit.

Artikuj të ngjashëm