Barcelona dhe Napoli i janë futur garës për transferimin e sulmuesit të Sassuolos, Jeremie Boga, shkruan “Sport” të dielën, transmeton Koha.net.
Chelsea po ashtu janë duke insistuar për transferimin e sulmuesit anësor. Boga 23-vjeçar ka shkëlqyer këtë stinor duke shënuar tetë gola dhe asistuar katër tjerë në 25 ndeshje në të gjitha garat për Sassuolon. Ai te Sassuolo u transferua nga Chelsea në verën e vitit 2018 për tre milionë euro.