Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për të përfunduar kampionati në Premier Ligë, Chelsea siguron titullin.
Këtë e bëri pas fitores së sotme në udhëtim te WBA-ja, të cilën e mposhti me rezultat 0-1, raporton Koha.net.
Ishte Michy Batshuayi ai që i siguroi pikët e plota skuadrës së Antonio Contes, që njëherësh i jep titullin e Premier Ligës. Për sulmuesin belg asistoi Azpilicueta kur po zhvillohej minuta e 82.
Në këtë sezon në radhët e Chelseat shkëlqyen Diego Costa me 20 gola dhe 6 asiste, Eden Hazard me 15 gola dhe 5 asiste, kurse një nga më meritorët ishte edhe lojtari më i mirë i këtij edicioni në Premier Ligë, N’Golo Kante, por nuk duhet harruar edhe trajnerin italian Antonio Conte që pati një ndikim të madh në këtë grup lojtarësh.
Ky është titulli i pestë i Chelseat.
Pas kësaj fitore Chelsea ka 87 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi i parë Tottenhami.