Skuadra e Antonio Contes më në fund ka gjetur rrugën e fitores në ligë, pasi në pesë ndeshjet e fundit kishte katër humbje e vetëm një fitore.
Në Stamford Bridge kampioni anglez e mposhti Crystal Palacen me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Ishte Willian që kaloi vendasit në epërsi duke realizuar në minutën e 25 të takimit, për të asistoi Kante.
Në minutën e 32 Martin Kelly shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Chelseat. E tëra që mysafirët arritën të bëjnë ishte ngushtimi i rezultatit në minutën e 90 përmes Van Aanholtit.
Në vendin e pestë Chelsea tani ka 56 pikë, kurse Crystal Palace në vendin e 18 ka 27 pikë.
Artikuj të ngjashëm