Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e mbyll kampionatin me fitore

Chelsea e ka mbyllur kampionatin me fitore në elitën e futbollit anglez.

“Blutë e Londrës” të dielën në xhiron e fundit fituan përballë Watfordit me rezultatin 2:1.

Kai Havertz shënoi në minutën e 11-të, ndërsa Dan Gosling i barazoi shifrat tre minuta para fundit.

Për fitore në mbyllje të kampionatit u përkujdes Ross Barkley në minutën e parë të kohës shtesë.

Chelsea përfundon në vendin e tretë me 74 pikë. Watfordi bie nga liga me 23 pikë, pasi gjendet në pozitën e parafundit.

Artikuj të ngjashëm