Kampioni i Evropës, Chelsea, ka fituar një udhëtim shumë të vështirë në Premier League.
“Blutë e Londrës” të mërkurën fituan në kuadër të xhiros së 14-të në Premier Leaguen angleze ndaj Watfordit me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMason Mount shënoi i pari pas afër gjysmë ore lojë pas asistimit të Kai Havertzit.
Megjithatë, sulmuesi Emmanuel Dennis i barazoi shifrat dy minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Hakim Ziyech në minutën e 72-të.
Kjo ndeshje u ndërpre pas 10-të minutash për shkak se stafet mjekësore të të dyja skuadrave u desh ta ndihmonin një shikues në tribuna, i cili kishte pësuar sulm kardiak.
Ai ishte kthyer në jetë falë reagimit të shpejtë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Chelsea prinë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Watfordi i vendit të 17-të ka 13 pikë gjithsej.
https://streamwo.com/file/61a7cd4e3f743