Chelsea ka shënuar fitore bindëse sot në udhëtim te WBA-ja, transmeton Koha.net.
Skuadra e Antonio Contes ka shënuar fitore bindëse prej 0 me 4, në një ndeshje që shkëlqeu Eden Hazard.
“Të Kaltrit” shënuan tre gola në pjesën e parë. Morata realizoi golin e parë në minutën e 17, për të asistuar në epërsinë e dytë për Eden Hazard në minutën e 23.
Në minutën e 38 Alonso shënoi golin e tretë pas asistimit nga Fabregas, i cili asistoi edhe një herë në pjesën e dytë për Eden Hazardin kur po zhvillohej minuta e 62.
Pas kësaj fitore Chelsea rrëmben vendin e dytë me 25 pikë, dy më shumë se Unitedi që mban vendin e tretë.
Artikuj të ngjashëm