Chelsea është kthyer te fitorja në Premier League.
“Blutë e Londrës” kanë mposhtur të dielën në “Stamford Brige” skuadrën e West Hamit me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 34-t të Premier Leagues.
Goli i tri pikëve për vendasit u realizua në minutat shtesë të ndeshjes.
Shënoi Christian Pulisic për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Në minutën e 86-të West Hami mbeti me një lojtarë më pak në fushë pasi Craig Dawson u ndëshkua me karton të kuq. Ai shkaktoi penallti. Por në minutën e 87-të Jorginho nuk arriti të realizoi nga pika e bardhë.
Chelsea me këtë fitore mbetet në pozitën e tretë me 65 pikë.
West Hami renditet në vendin e shtatë me 52 pikë.
Artikuj të ngjashëm