Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kalon në çerekfinale të Kupës së Anglisë

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Anglisë.

Të mërkurën mbrëma, Chelsea e ka mposhtur Lutonin si mysafir më vështirë se sa është pritur me rezultatin 3:2.

Lutoni kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Reece Burke.

Shifrat në 1:1 i barazoi Saul Niguez në minutën e 27-të.

Vendasit rikthyen epërsinë në fund të pjesës së parë me Harry Cornickun.

Edhe Chelsea kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Kupës FA Futboll Chelsea kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Kupës FA

Megjithatë, në pjesën e dytë Chelsea ia doli të kthehet për të shënuar fitore dhe për të kaluar tutje.

Timo Werner (68’) dhe Romelu Lukaku (78’) shënuan për fitoren 3:2.