Chelsea ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e anësorit të Wolverhamptonit, Adama Traore.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri Thomas Tuchel e sheh spanjollin si përforcim ideal për sezonin e ri.
Për shërbimet e sulmuesit të krahut interesim ka shprehur edhe Liverpooli.
Wolverhamptoni për ta liruar spanjollin po kërkon mbi 50 milionë euro. Traore ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2023.