Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Theon

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, francezin Theo Hernandez. “Tuttosport” ka raportuar të mërkurën se Chelsea tashmë ka kontaktuar Milanin për të marrë informata rreth mundësisë së transferimit të Theos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Milani për ta lënë të lirë francezin po kërkon të paktën 60 milionë euro dëmshpërblim. 24-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Milani dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Real Madridi kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm