Skuadra e Chelseat është futur në garë për shërbimet e Theo Hernandezit, raporton “Gazzetta dello Sport”, të premten.
Mbrojtësi i krahut të majtë është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Serie A dhe Chelsea po synon ta transferojë në fund të sezonit. Për 25-vjeçarin, i cili është pjesë e Milanit, londinezët janë gati të ofrojnë mbi 60 milionë euro.
Ai te Chelsea po shihet si zëvendësim i denjë për Ben Chilëellin, që pritet t’i bashkohet Manchester Cityt në verë.
Theo ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, ndërsa edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira. Ai ka 3 gola e 5 asistime në të gjitha garat për ekipin italian, të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm