Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Salahun

Chelsea ka shprehur interesim për Mohamed Salahun.

Sipas mediave gjermane, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e dëshiron sulmuesin e Liverpoolit.

Salah nuk ka vazhduar ende kontratën me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023.

Chelsea thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë mbi 70 milionë euro për egjiptianin.

Salah ka qenë pjesë e Chelseat në vitin 2014, kur u transferua nga Baseli.

28-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 29 gola dhe ka bërë katër asistime.