Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Salahun

Skuadra e Barcelonës kanë shprehur interesim për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah ka shkruar “El Nacional” të enjten.

Thuhet se drejtuesit e Barcelonës po e monitorojnë situatën e Salahut te Liverpooli pasi sulmuesi egjiptian ende nuk e ka firmosur kontratën e re.

Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe Barcelona po synon të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Salah 29-vjeçar është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Roma kurse këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime në tetë ndeshje.