Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e City pas Dahoudit

Skuadrat nga Premier League, Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur interesim për mesfushorin Mahmoud Dahoud.

Mediumet angleze kanë njoftuar se si Chelsea ashtu edhe City po bëjnë gati ofertën për ta bindur Borussia Dortmundin për ta lënë të lirë në fund të sezonit.

Dahoud më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi gjerman dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Mesfushori 25-vjeçar këtë edicion ka shënuar dy gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Dortmundin deri vitin e ardhshëm kurse më herët karrierë ka bërë edhe te Borussia Moenchengladbachu.

Dahoud në fund të vitit të shkuar ka debutuar me Gjermaninë dhe deri më tani ka dy paraqitje.