Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea dhe Tottenhami pas argjentinasit

Paulo Dybala nuk ka vendosur ende se a do të qëndrojë te Juventusi pas përfundimit të këtij edicioni. Sulmuesi argjentinas ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës tash e disa kohë por nuk ka arritur marrëveshjen. Situatën e krijuar te te Juventusi në lidhje me Dybalan, po synojnë ta shfrytëzojnë Chelsea dhe Tottenhami.

Dy skuadrat angleze kanë shprehur interesim për Dybalan. Të dy ekipet thuhet se janë të gatshme të paguajnë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për sulmuesin. 27-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.

Artikuj të ngjashëm