Maurizio Sarri do të largohet nga Chelsea, gjatë kësaj vere.
Sipas mediave angleze drejtuesit e klubit londinez kanë arritur marrëveshje me Juventusin, që trajneri Sarri, karrierën e tij ta vazhdojë në Serie A, transmeton KTV.
Juventusi do t’i paguajë klauzolën prej pesë milionë eurosh për italianin.
Sarri do të largohet nga Chelsea, pas një viti qëndrim, duke e mbyllur sezonin në pozitën e tretë në Premierligë dhe triumfin në Europa League.