Chelsea do ta lirojë trajnerin Maurizio Sarri për një shifër minimale kompenzimi të premten, ashtu që ai të kalojë te Juventusi, raporton “SkySport Italia”.
Drejtori i Juves, Fabio Paratici, ka zhvilluar bisedime për disa ditë me krerët e Chelseat dhe pas negociatave, është arritur marrëveshja që trajneri të lirohet të premten e të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juven.
“Blutë” fillimisht kërkuan gjashtë milionë euro për ta liruar Sarrin, por mësohet se marrëveshja përmban kompensim shifër më të ulët.
Frank Lampard mbetet tash favorit për pozitën e trajnerit te Chelsea.
Artikuj të ngjashëm