Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chalobah nënshkruan kontratë të re me Chelsean

Mbrojtësi 22-vjeçar Trevoh Chalobah ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean.

Të enjten skuadra londineze bëri të ditur se Chalobah ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me “Blutë e Londrës”.

Produkti i akademisë së Chelseat debutoi me ekipin e parë në “Stamford Bridge” në ndeshjen e parë të Premier Leagues këtë sezon dhe shënoi gol në fitoren 3:0 kundër Crystal Palacet.

Ai është paraqitur në 10-të ndeshje me skuadrën londineze.