Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes merr sinjale të mira nga shumë lojtarë të Kosovës

Përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, mund t'i jenë rritur brengat për lojtarët që do t'i ftojë për ndeshjet e shtatorit, pas paraqitjes që bënë sidomos sulmuesit në ndeshjet e fundjavës.

Ishte një fundjavë me plot gola për lojtarët ofensivë që kanë pretendime për të luajtur për Kosovën. Përzgjedhësi Challandes nuk ka bërë publike listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet me Azerbajxhanin (7 shtator) dhe Ishujt Faroe (10 shtator). Por ai ka nisur të shpërndajë ftesat për dy ndeshjet e para të Kosovës në Ligën e Kombeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe paraqitja e lojtarëve në këtë fundjavë mund të ketë trimëruar zviceranin me përvojë.

Kështu sulmuesi Donis Avdijaj ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Willen II ndaj Heraclesit me rezultatin 5:0. Golat Avdijaj i shënoi brenda tre minutave, të parin në minutën e 26-të dhe të dytin në minutën e 29-të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)