Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Maltës 2:1, përkundër rasteve të shumta që krijoi ekipi i tij.
Ai ka thënë se Kosova luajti mirë, krijoi raste, por nuk arriti t’i konkretizoj. Ai gjithashtu shtoi, se këto dy miqësore ishin të mirëseardhura për Kosovën, që ka treguar paraqitje të mirë.
“Mendoj se ishte një lojë e mirë, pasi krijuam shumë raste, por që nuk i konkretizuam. Përballë kishim një kundërshtar të vështirë dhe nuk ishte aspak lehtë. Kemi bërë ndeshje të mira në të dy miqësoret, të cilat i kemi fituar dhe me këtë jam shumë i kënaqur. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë me ekipin gjatë këtyre dy ndeshjeve”, ka thënë Challandes.
“Ekipi nuk tregoi mungesë motivimi ndaj Maltës, ndonëse disa prej lojtarëve ishin paksa të lodhur dhe kjo është normale. Ekipi vrapoi, krijoi dhe tentoi shumë për të shënuar. Megjithatë ishte një ndeshje e mirë. Jam i kënaqur me ekipin dhe punën e bërë në këtë grumbullim”.
Challandes foli edhe për mesfushorin e Schalkes, Blendi Idrizi që debutoi me Kosovën ndaj San Marinos dhe pati paraqitje të mirë ndaj Maltës.
“Përfundimisht, Idrizi është fituesi i këtij grumbullimi. Ka luajtur shumë mirë dhe ka treguar se është një kandidat potencial për të ardhmen në mesfushë”, tha Challandes.
-
Blendi Idrizi: Kemi merituar fitore më të thellë
-
Challandesi përgëzon lojtarët për fitoren ndaj San Marinos
-
Idrizi kthehet në Bundesligë me Schalken, është krenar që luan me Kosovën
-
Challandes për miqësoren Zvicër-Kosovë: “Shpresoj në barazim”
-
Idrizi thotë që do ta jap maksimumin pavarësisht se ku luan