Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes e vlerëson vendimin e UEFA-s si më të mirin të mundshëm

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka mbështetur vendimin e UEFA-s për të shtyrë ndeshjet e plejofit për Euro 2020 dhe tërë Evropianin e këtij viti.

UEFA të martën vendosi për të shtyrë ndeshjet e plejofit, që ishte paraparë të zhvillohen në fund të muajit. Po ashtu vendosi që të shtyjë Evropianin për një vit. Ai do të zhvillohet në verën e vitit 2021. Ndeshjet e plejofit do të luhen në qershor, nëse nuk ka keqësim të situatës me koronavirus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kam pritur një vendim të tillë nga UEFA dhe mendoj se është vendimi më i mirë i mundshëm në këtë kohë të vështirë në të cilën nuk duhet të mendojmë vetëm për futbollin. Në qershor, nëse luhen ndeshjet e plejofit, do të jetë mirë. Mbetet të shihet deri atëherë nëse do të ndryshojë situata, por shpresoj të bëhet mirë”, ka thënë Challandes për Koha.net, pak çaste pas vendimit të UEFA-s.

UEFA mbajti një videokonferencë me federatat nacionale anëtare të saj dhe mori vendimin.

Edhe pa koronavirus, Kosova nuk ka qenë në momentin e mirë për të luajtur në mars. Disa lojtarë ende nuk kanë nisur kampionatin e disa të tjerë janë kthyer vonë nga lëndimet që i kanë mbajtur gjatë jashtë fushës.

Ndërkohë një pjesë e lojtarëve të Kosovës, sidomos portierët, nuk kanë hapësirë te skuadrat e tyre.

Deri në qershor shpresohet për situatë më të favorshme.

“Është vendim i mirë sidomos për lojtarët që luajnë në Suedi e Norvegji, pasi shpresoj se kampionati atje do të nis në muajin tjetër. Është i mirë edhe për Arbër Zenelin e Hekuran Kryeziun që do të kenë më shumë kohë për rikuperim”, ka thënë Challandes, raporton Koha.net.